Flamurtari humb një tjetër gjyq, ish-trajneri i merr 100 milionë lekë
Flamurtari humb një tjetër gjyq. Zbulohet se gjyqi më i fundit që Flamurtari ka humbur është me ish-trajnerin Stanislav Levi. Çeku ka hedhur në gjyq klubin dhe madje e ka fituar atë.

Edhe pse klubi nuk e bën publik një fakt të tillë, gjithçka tashmë është zyrtare. Ish-trajneri çek kërkon 6 paga nga janari deri në korrik së bashku dhe me kamatëvonesat. Por duke marrë parasysh edhe faktin se kishin kaluar 90 ditë pa u paguar, gjasat janë që Levi të përfitojë 10 muaj, shto këtu edhe kamatat. Shuma shkon afërsisht në 100 milionë lekë.

Trajneri çek e ka fituar tashmë gjyqin në FIFA dhe klubi vlonjat do të jetë i detyruar që të paguajë. Nuk dihet se si do të rrjedhin më tej gjërat, duke pasur parasysh faktin se si do të reagojë klubi. Kujtojmë se Stanislav Levi u largua nga Flamurtari pa komunikuar me drejtuesit, si pasojë e vonesës së pagave.
Shtuar më 20/10/2018, ora 23:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori