Flamurtari mposht Teutën
Pëlqej
Flamurtari ishte një prej skuadrave që pritej më me interes në këtë fillim kampionati duke parë dhe fushatën gjigante të blerjeve këtë verë dhe në fillim kuqezinjtë nuk zhgënjyen. Që në minutën e dytë, Muzaka shërbeu saktë për Abilaliajn që me një goditje të bukur mposhti Rizvanin.

Flamurtari dukej sikur ishte bërë me krah dhe vetëm pak sekonda më pas, Muzaka u shfaq i vetëm përballë Rizvanit por goditi traversën. Fantazisti i vlonjateve ishte një ndër më të mirët në fushë për të tijtë, aq sa në minutën e 26-të ishte sërish në qendër të një aksioni të rrezikshëm. Goli megjithatë nuk vonoi. Gilberto i ardhur këtë verë te Flamurtari pasi spikati me Tiranën, në minutën e 30-të shmangu mirë mbrojtësit përpara se të godiste për golin e 2-0.

Për Flamurtarin tre pikët ishin pothuajse në kasafortë por Teuta nuk është një ndër ato skuadra që dorëzohet dhe në të 41-tën u nevojit ndërhyrja e Likës për të shmangur golin. Rastin e fundit para pushimit e regjistroi Lena, që lëshoi një silur nga rreth 30 metra por topi i tij përfundoi jashtë. Pjesa e dytë nisi ashtu si e para me gol, vetëm se këtë herë ishte Teuta që shënoi me Shabanin.
Shtuar më 23/08/2014, ora 22:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori