Flamurtari mund Bylisin dhe ndjek dy kryesueset
Flamurtari ka thyer mundur Bylisin dhe tashmë me 15 pikë i bashkohet Tiranës dhe Teutës në vendin e tretë, në tabelën e klasifikimit, me një pikë më pak se dy kryesueset.

Vlonjatët kanë zhvilluar një ndeshje, ku në dy pjesë, kanë treguar dy Flamurtarë të ndryshëm. Pjesa e parë i gjeti ata në disavantazhin e një goli, ku Fjodor Xhafa shënoi golin e avantazhit momental për vendasit.

Pjesa e dytë nisi ndryshe për "Flotën Kuq e Zi". Gjirokastriti Lena do të barazonte shifrat në 1-1, ndërsa pak minuta më vonë ish sulmuesi i Laçit, Viltor Hysa do të kalonte miqtë në avantazh.

Për të mbyllur llogaritë dhe për ti dhënë fitoren Flamurtarit mendoi kapiteni Sakaj, i cili me 11 metërsh i vuri kapakun takimit dhe regjistroi rezultatin final 3-1.

Vlonjatët kanë 15 pikë dhe renditen në vendin e tretë menjëherë pas Tiranës dhe Teutës me 16 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 31/10/2011, ora 16:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori