Flamurtari u eleminua nga Kupa, Daja akuzon gjyqtarët
Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja akuzon gjykimin si shkaktar të eliminimit të kuqezinjve nga Kupa e Shqipërisë.

Në prononcimin për mediat, pas fitores 1-0 ndaj Tiranës, Daja u tregua i ashpër ndaj gjyqtarëve, duke thënë se e keqja më e madhe e futbollit shqiptar janë ata.

"Do të thoja se vetëm në 15 minutat e para kemi pasur 10 raste për gol. Kanë filluar një ndeshje shumë të mirë ku e kanë vënë kundërshtarin gjatë gjithë kohës nën presion. Ajo që vazhdon brenda katër ditëve është gjykimi në dëm të futbollit. Jo vetëm gjykimi në dëm të Vlorës, por gjykimi në dëm të futbollit sepse kur ne të gjithë i mësojmë lojtarët që të ritëm në lojën e tyre, po të shikojmë loja efektive në menaxhimin që bëjnë albitrat është skandaloze.

"Unë do të thoja se kemi përdorur të gjithë kontigjentin që kemi pasur në dispozicion sepse ne këto sulmues kemi. Natyrshëm që nuk mund të presim gjë nga Sukaj që ditën e parë. Gjithë ekipi meriton një notë të lartë për të gjithë atë që shprehën në fushën e lojës, ku të gjithë ishin për ta përmbysur atë disavantazh të ndeshjes së parë. Por kur futëm lojtarë për të përmbysur, kishte shumë ndalesa loje. Në fund kishte dhe një rast i cili mund të trajtohet. Problemi më shqetësues është se arbitrat ndikojnë negativisht në ecjen përpara të futbollit.

Objektivi? Unë para një viti isha pjesëmarrës në Kupat e Evropës, por një gjë të tillë nuk mund ta bëjmë sërish, sigurisht duke pasur vetëm 40 minuta efektive. Në fund fare atje prodhohet me ritëm tjetër dhe kushdo ekip që do të dalë në Kupat e Evropës nuk do të jetë i përgatitur për tu ballafaquar me atë futboll që të gjithë bashkë kërkojmë të shkojmë. Ka shumë javë në dispozicion, por mbetet për tu parë. Duhet ndryshuar edhe këto llojë menaxhimesh që këto të ashtëquajtur arbitra bëjnë në fushën e lojës."-tha Daja.

Pavarësisht fitores 1-0, Flamurtari u eliminua nga Tirana, pasi kryeqytetasit e kishin fituar takimin e parë me shifrat 2-0.
Shtuar më 06/02/2019, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori