Nuk është humbja e parë, por pavarësisht sa e rëndë ishte nuk mund të mohojë punën e mirë që ka bërë deri tani Walter Mazzarri në drejtimin e Interit. Por sipas asaj që shkruan "Calciomercato.it", numrat e ish
teknikut të Napolit janë më të dobëta se ato të ish
teknikut të Interit Andrea
Stramaccioni në të njëjtën periudhë kohore.
Në 7 ndeshje
Interi i Mazzarrit ka 14 pikë; 16 gola të shënuar, 7 prej të cilëve përballë Sassuolos dhe 6 të pësuar. Ndërsa
Stramaccioni, një vit më parë, në të njëjtën periudhë kohore, grumbullonte 15 pikë me 11 gola të shënuar dhe 6 të pësuar.
Por nuk duhet harruar që sezonin e shkuar
Interi luante edhe në Europa League. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2013,
ora 11:15