Flasin statistikat, Milani është skuadër e pamposhtur pa Higuainin
Gonzalo Higuain është shumë pranë largimit nga Milani, por tifozët kuqezinj nuk duhet të brengosen, të paktën nëse ua hedhin një sy statistikave.

Fitorja 2-0 ndaj Genoas nënkupton se Milani tani ka pesë ndeshje radhazi pa humbje në mungesë të sulmuesit argjentinas.

Higuaini nuk u thirr nga Gennaro Gattuso për ndeshjen ndaj Genoas, midis spekulimeve se argjentinasi është pranë kalimit në Chelsea.

Fabio Borini dhe Suso i shënuan golat e fitores, duke regjistruar një fitore tjetër pa praninë e argjentinasit.

Milani ka fituar pesë ndeshje, duke barazuar dy dhe nuk e ka humbur asnjë ndeshje pa 31-vjeçarin këtë sezon.

Për më tepër, gjatë kësaj kohe kuqezinjtë kanë shënuar 10 gola, pra mesatarisht dy gola për ndeshje. /albeu.com/
Shtuar më 21/01/2019, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori