Flet babai James Rodriguez: "Juventus do të ishte një ide e mirë"
Në një intervistë me gazetën gjermane "Bild", Dad Wilson babai i James Rodriguez, i ka hapur rrugën transferimit të djalit të tij te Juventusi, shkruan Albeu.com.

"Ai dhe Cristiano Ronaldo janë shumë miq, do të ishte një destinacion i mirëpritur" tha babai kolumbianit.

"E shoh James shumë të heshtur, ai nuk duket aq i lumtur". Në ditët e fundit doli lajmi se Cristiano Ronaldo kishte thirrur mesfushorin për tju bashkuar Juventusit.

"Ata janë miq shumë të mirë, une sot e shoh futbollin italian, do të ishte një vendim i mirë", tha babai Wilson.

Ndërkohë James është i huazuar te Bayern Munich, teksa do të vendosin nëse do të paguajë ose jo 42 milionë euro për blerjen përfundimtare nga Real Madridi.

Sipas të përditshmes spanjolle "Marca" kolumbiani ka marë vendimin për të mos vijuar më karrierën në Gjermani.

James dhe CR7 luajtën bashk te Real Madrid, nga viti 2014 deri në vitin 2017. Juventusi e pret krahëhapur futbollistin duke besuar se Ronaldo do ta bindë atë që ti bashkohet "Zonjës së Vjetër". /albeu.com/
Shtuar më 06/02/2019, ora 13:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori