Flet Calderon: Perez ka kontaktuar Mourinhon
Ish-presidenti i Real Madrid, Ramon Calderon tha në një intervistë për Sky Sports se Florentino Perez ka kontaktuar javën e shkuar Jose Mourinhon për të marrë drejtimin e skuadrës. Sipas Calderon, portugezi është zgjedhja e parë e presidentit Perez.

"Nuk asnjë dyshim se Mourinho është zgjedhja e parë e Perez. Ai e ka kontaktuar atë javën që kaloi", theksoi Calderon.

Kjo ka ndodhur edhe kur u largua Zidane, por asokohe Mourinho ishte nën kontratë me Manchester United dhe ishte i pamundur rikthimi sipas ish-presidentit. Mirëpo, tani që "Special One" është i lirë, rikthimi i tij është rrugë e hapur që do të konkretizohet në fund të sezonit.

I pyetur rreth kandidatëve të tjerë Calderon tha: "Ndoshta do jetë Pochettino, të gjithë po flasin për të. Por, do të ketë edhe shumë emra të tjerë deri në fund të sezonit, sepse tifozët nuk mund ta pranojnë këtë situatë".
Shtuar më 06/03/2019, ora 13:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori