Flet Drejtori Sportiv i Leipzigut për Werner: Ai ka kontratë deri në 2020, nuk ka asgjë për t'u shqetësuar
Timo Werner ka hedhur poshtë një ofertë për vazhdimin e kontratës me klubin e RB Leipzig, sipas raporteve të fundit nga Tuttosport.

Futbollisti gjerman shihet si një sulmues me të ardhme, edhe pse është e lidhur me Real Madridin në muajt e fundit, pasi ata kërkojnë të zëvendësojnë Karim Benzeman.

21-vjeçari ka shënuar 14 gola në të gjitha garat, duke dhuruar edhe 3 asistime këtë sezon.

Marrëveshja e tij skadon në verë, dhe ai pëlqehet nga shumë skuadra të Premier League, duke përfshirë skuadrat si Liverpooli, Manchester United dhe Chelsea.

Megjithatë, drejtori sportiv i Leipzig Ralf Rangnik ka pohuar se sulmuesi ka një çmim prej 55 milionë eurosh nuk po shkon askund:

"Nuk ka asgjë për t'u shqetësuar. Timo është një nga lojtarët tanë më të mirë dhe kontrata e tij vazhdon deri në vitin 2020. Ka akoma shumë kohë për të folur, ne nuk jemi duke nxituar", është shprehur Rangnik. /albeu.com/
Shtuar më 15/02/2018, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori