Flet heroi i Realit: Ishte ndeshja e jetës sime
Real Madridi është në finalen e Ligës së Kampionëve falë formës së shkëlqyer të Keylor Navas. Portieri zhvilloi ndeshjen e jetës në Santiago Bernabeu, duke e eliminuar Bayern Munichun.

“Jam shumë i lumtur, faleminderit zotit, ishte ndeshje e fortë me një klub të madh”.

“Vuajtëm shumë, por jemi në finale, gjë që e dëshironim, jemi duke e bërë historinë”.

“Ne do të përgatisim mirë finalen, duke respektuar kundërshtarin, por me shumë dëshirë për të fituar”.

“Unë dua t’i falënderoj tifozët për mbështetjen e tyre dhe do të shkojmë me të njëjtin mentalitet në Kiev”, ka thënë Navas. /albeu.com/
Shtuar më 02/05/2018, ora 09:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori