Flet njeriu që gjeti avionin e Sala: Mendoja vetëm për familjen e tij
Rrënoja të avionit të futbollistit, Emiliano Sala janë gjetur ditën e djeshme në detë, duke konfirmuar kështu aksidentin që zhduku avionin nga radarët vëzhgues.

Sala dhe ekuipazhi i tij u zhdukën më 21 Janar teksa udhëtonin nga Nantes (Francë) drejt Cardiffit (Uells) për t’iu bashkuar klubit të ri në Premierligën angleze.

Në krye të kërkimeve ishte eksperti i shpëtimit, David Mearns, i cili ka konfirmuar për “Sky Neës” gjetjen e mbetjeveaeroplanit, por nuk ka dhënë ndonjë informatë tjetër të detajuar për Sala dhe pilotin.

Gjetja e mbetjeveaeroplanit u bë më anë të sistemit ‘sonar’, një teknikë për zbulimin e objekteve nën ujë dhe për matjen e thellësisë së ujit duke emetuar impulse të zërit.

David Mearns deklaroi: “Puna jonë është kryer. Tani ky është një hetim aktiv në duart e AAIB (degë e Departamentit për Transport, të cilët janë përgjegjës për transportin ajror në Angli, edhe për disa pjesë të Skocisë, Uellsit dhe Irlandës Veriore), ashtu siç jemi pajtuar tani kjo është përgjegjësi e tyre. E gjitha ajo që mendoja ishin familjet. Kjo është ajo që ata donin ne të bënim, ia kemi arritur dhe kjo është më e mira që mund të shpresonim, rezultati më i mirë”. /albeu.com/
Shtuar më 04/02/2019, ora 09:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori