Flet Paratici në lidhje me rikthimin e Pogba te Juventusi
Pëlqej
Drejtori sportiv i Juventusit Fabio Paratici, ka folur për herë të parë në lidhje me rikthimin e Pogbasë në Torino.

Ai ka deklaruar se është vështirë që ky transferim të ndodhi dhe nuk beson se Pogba mund të veshë sërish fanellën e Juventusit.

Në fakt Pogba u përfol shumë se do largohet nga Manchester United teksa kishte probleme të mëdha me Jose Mourinhon, por tashmë me ardhjen e Solskjaer ai ka gjetur formën e tij më të mirë teksa ka shënaur 7 gola.

"A do të kthehet Pogba në Juventus? Jo, në futboll nuk mund ta dish asnjëherë, por mendoj se do të ishte shumë e vështirë", ka thënë Paratici.

Pogba mund të takohet me ish-klubin e tij në Ligën e Kampionëve, nëse të dy këto klube kalojnë në fazën e radhës, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.


Shtuar më 12/02/2019, ora 13:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori