Flet shoku i Reyes që mbijetoi: Po fluturonim, makina u ngrit në ajër 30 metra (FOTO LAJM)

I mbijetuari i vetëm i aksidentit të frikshëm rrugor që i mori jetën futbollistit të njohur José Antonio Reyes, kushëriri i lojtarit, ka zbuluar për policinë detaje nga përplasja e makinës ku udhëtonin 3 persona (përveç Reyes, u nda nga jeta edhe njëri kushëri i tij, Jonathan).

Pasi u vërtetua që makina po udhëtonte me mbi 220 km/orë, Juan Manuel Calderon ka rrëfyer nga spitali momentet para përplasjes së frikshme me bordurën anësore të rrugës.

"Nuk e di çfarë bëri Josè, nuk mbaj mend", është shprehur Juan Manuel Calderon, sipas publikimit në El Mundo, gazeta që ka marrë në dorëzim dokumente të ndryshme nga policia.

Djaloshi ka treguar se nuk e kishte kuptuar që po përplaseshin, sepse ishte duke parë nga dritarja, derisa në një kthesë makina frenoi për 90 metra dhe përfundoi jashtë rruge, duke marrë përpara gardhin mbrojtës të rrugës dhe një mur çimentojë 55 cm të trashë.

Më pas kushëriri i Reyes zbulon një detaj drithërues: "Po fluturonim”, tha i mbijetuari, duke shpjeguar se në momentet para përplasjes finale makina u ngrit nga toka, shumë metra në ajër, ndoshta 30 metra. Dy persona humbën jetën në vend, ndërsa Juan Manuel Calderon shpëtoi, ndonëse me fraktura të shumta dhe djegie në trup.
Shtuar më 10/06/2019, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori