Flet vëllai i Higuain: Do ta mbyllë karrierën te Juventusi
Juventusi ende nuk i ka të qarta idetë për sezonin e ardhshëm ku si fillim duhet të emërojë një trajner në krye të stolit e më pas të mendojë edhe për merkaton e verës. Një nga dilemat e bardhezinjve, është sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain që duket se nuk po gjen shpëtim në asnjë skuadër.

Bardhezinjtë do të synojnë ta huazojnë sërish megjithatë nuk duket shumë e lehtë dhe vetë vëllai dhe njëkohësisht menaxheri i futbollistit, Nikolas Higuain u shpreh se sulmuesi nuk e ka në plan të largohet për një tjetër ekip italian por vetëm jashtë Italisë.

"Paraqitjet e tij me fanellën e Juventusit kanë qenë të mira dhe duke luajtur për një ekip tjetër në Itali, duke duket zgjedhje e duhur. Unë nuk dua të tregoj mungesë respekti për asnjë klub, por nëse Higuain luan sërish në Itali, luan vetëm për Juventusin që ka kartonin e tij. Jam i bindur se ky vit do të jetë viti i tij pasi është i ri dhe do që të mbyllë karrierën te Juventusi", tha vëllai i futbollistit.
Shtuar më 15/06/2019, ora 13:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori