Flet Vrsaljko pas shkëlqimit me Interin: Më duhet kohëtë arrij formën e duhur
Mbrojtësi i Interit, Sime Vrsaljko, ka folur pas barazimit 2-2 ndaj Torinos, ku ka thënë se i duhet ende për të arritur formën e tij më të mirë.

Por, kroati kërkoi nga të gjithë të mendojnë pozitivisht pasi vetëm kështu do vijnë rezultatet pozitive.

“Kam pak dhimbje, por nuk është asgjë serioze dhe unë do të jem gati për ndeshjen tjetër. Më vjen keq për tifozët”.

“Në pjesën e parë ishim mirë, por pas golit të parë të pranuar nuk kemi arritur të kthehemi dhe të bëjmë atë që dimë. Duhet të ngrihemi, të mendojmë pozitivisht dhe të vazhdojmë para të gjithë së bashku”.

“Në nivelin personal ka vetëm 12-14 ditë që kam filluar stërvitjen dhe duhet kohë për të arritur formën e duhur. Por, nuk ka justifikime, në fushë gjithmonë duhet të japësh 100 për qind”.

“Të luash në Meazza? Ambient i bukur, tifozët brohorasin gjatë tërë lojës. Interi luan për këtë dhe për këtë është një klub i madh”, ka thënë Vrsaljko për Inter TV.

Ndeshja e ardhshme e Interit është ndaj Bolognas.
Shtuar më 28/08/2018, ora 10:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori