Florent Aziri, nga racizmi sllav te Kombëtarja kuqezi
Në ditën e tij të dytë si lojtar i Tiranës, kosovari Florent Aziri ka treguar pse zgjodhi të vinte në Shqipëri dhe çfarë pret nga aventura e nisur së fundmi me bardheblutë. Kombëtarja e Shqipërisë dhe titulli kampion, janë këto dëshirat e mesfushorit 23-vjeçar dhe objektivat që ai i ka vënë vetes.

Me një shqipe të ndërlikuar(prej moshës 2-vjeçare ka jetuar në Gjermani), Aziri ka treguar orët e tij të para në Tiranë.

“Ndihem mjaft mirë këtu sepse mbi të gjitha është tokë shqiptare. Kam pak vështirësi me gjuhën por do mundohem të përmirësohem me kohë.

Mesfushori kosovar një vit më parë firmosi për skuadrën sllovene Domzale një kontratë dyvjeçare. Fillimisht gjërat kanë shkuar mirë, por më pas konfliktet e vazhdueshme me trajnerin serb dhe dy lojtarë të kësaj kombësie detyruan Azirin të largohej.

“Fillimisht në formacion kisha pak hapësira, por më pas arrita të fitoj vend si titullar. Me kalimin e kohës situata në skuadër u bë e padurueshme. Trajneri dhe dy lojtarë të ekipit ishin serbë dhe gjatë gjithë kohës, më provokonin me shprehje raciste dhe sjellje të padurueshme. Zgjodha të largohesha pasi isha i vetëm dhe nuk kisha forcë të bëja më tepër”, ka bërë të ditur mesfushori nga Kosova, Florent Aziri, i cili shpreson që me Tiraqnën të fitojë edhe një vend në kombëtaren shqiptare. /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2012, ora 14:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori