Florent Muslija la Gjermaninë për Kosovën: Vendosa me zemër
Florent Muslija edhe zyrtarisht i është bashkuar Kosovës. Ai do të jetë pjesë e "Dardanëve" që nga ndeshjet e shtatorit kundër Anglisë dhe Çekisë.

Kosova vazhdon të afrojë talentë që luajnë nëpër Evropë. I fundit që i është bashkuar "Dardanëve", është mesfushori ofensivë i Hannoverit, Florent Muslija.

Muslija ka luajtur disa ndeshje për Gjermaninë U-20, por në fund tha se zgjodhi me zemër.

I pyetur për zgjedhjen, Muslija tha për faqen zyrtare të Hannover: "Rrënjët e mia e janë në Kosovë, aty është edhe familja ime. Ky ishte vendim nga zemra".

"E di se është gjëja e duhur që kam bërë për karrierën time me Kombëtare, kam ndjenjë të mirë për këtë".

Muslija ka bërë 17 paraqitje për Hannoverin në Bundesliga sezonin e kaluar dhe ka realizuar 2 gola. Vlera e futbollistit më të ri të Kosovës është 3 milionë euro.

20-vjeçari mund të bëjë debutimin me Kosovën me shtatë shtator kundër Çekisë, duke parë edhe mungesën e Arbër Zenelit, i cili do të jetë jashtë fushave nga 7 deri në 9 muaj.
Shtuar më 23/06/2019, ora 18:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori