Presidenti i
Real Madridit,
Florentino Perez shpreson shumë se sezoni i ri do të jetë tepër më i suksesshëm sesa ai i fundit për klubin e tij. Ai në një intervistë të dhënë për Marca ka "kërcënuar" Mourinhon duke i kërkuar të fitojë sa më shumë trofe.
Real Madridi
sezonin e fundit nën drejtimin e Mourinhos arriti të fitonte Copa del Rey, arriti në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe u rradhit në vendin e dytë në La Liga.
"Unë shpresoj se ky sezon do të jetë plotë me të reja dhe do të jetë i mbushur me trofe. Dua të jetë gjithashtu i suksesshëm", the
Florentino Perez për të përditshmen spanjolle Marca.
Skuadra e
Real Madridit ka bërë disa transferime të reja gjatë kësaj vere me qëllim të jetë më i fortë në
sezonin e ri. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2011,
ora 19:33