Florian Marku premton fitore kundër serbit
Sonte në mbrëmje në pallatin e sportit "Asllan Rusi" do të zhvillohet sfida e kickboxi-it mes Florian Markut dhe serbit Sladjan Dragisiç.

Marku ka korrur shumë sukses në këtë sport dhe disa ditë përpara ndeshjes është treguar shumë optimist, madje duke premtuar se do ta mundë serbin që në raundin e parë.

"Mezi po e pres këtë ndeshje dhe jamë shumë i motivuar. Dëshira ime është që të përballem në këmbë. Por ju premtoj së nëse do të ndeshemi në boks, atëherë Slajdani do të "flejë" që në raundin e parë" deklaroi Marku në një konferencë për shtyp para ndeshjes.

Por nga ana tjetër edhe serbi Slajdan Dragisiç është shprehur i vendosur për fitore.

"E respektoj kundërshtarin tim , Florian Markun. Por unë kam ardhur këtu i përgatitur dhe me synimin për të fituar këtë përballje. Gjithsesi ky është një sport dhe unë uroj që të fitojë më i miri". /albeu.com/
Shtuar më 08/06/2018, ora 12:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori