Florian Marku rrëfen si rrahu rusët: Nuk jam 2 metra por s'lejoj ofendimet

Pëlqej
Florian Marku, i shpallur 6 herë kampion i Greqisë dhe 4 herë kampion bote ka rrëfyer në emisionin "Zonë e lirë" për jetën dhe karrierën e tij.

Ai rrëfeu se është larguar bashkë me familjen drejt Greqisë në moshën 8-vjeçare dhe pas një sherri në Selanik në moshën 18-vjeçare është kthyer në Shqipëri për t’u larguar më pas drejt Austrisë ku vijoi karrierën.

"Unë vërtet nuk jam 2 metra, por nuk lejoj askënd të më ofendojë..."- deklaroi ai ndërkohë që rrëfente se si bëri sherr me disa rusë në një pub.

Pjesë nga fjala e Markut:

Ndeshjen e parë e kam bërë kur isha 13 vjeç në një kapionat bote për të rinj. U desh që të vinte babai të firmoste.

Unë jam shpallur 6 herë kampion Greqie dhe 4 herë kampion bote.
Në moshën 18-vjeçare u përballa me disa rusë në Selanik pas një sherri në një pub.

Unë isha me një shokun tim i cili u përfshi në sherr dhe unë u futa për ta mbrojtur.

Pas sherrit u larguam, rusët më kërkuan të më takonin dhe më thanë të paguaja dëmet në lokal sepse i prisha lokalin.

Një nga ata ngeli i plagosur. Unë u largova nga Greqia dhe erdha në Shqipëri.

Unë vërtet nuk jam 2 metra, por nuk lejoj askënd të më ofendojë. Qëndrova 1 vit e gjysmë në Shqipëri dhe shkova në Austri për të vazhduar karrierën.

Bëra 13 ndeshje dhe i fitova të 13-ta dhe fillova të ngrihesha. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2018, ora 08:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori