Humbja me rezultatin e pastër 3-0 në derbin kryeqytetas ndaj
Lazios, "djeg" jo pak te verdhekuqtë e Romës, të cilët do të rikthehen sërish
nesër në fushë për t’u përballur me Spezian, me synimin për të prerë një biletë për në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë.
Trajneri portugez i Romës, Paulo
Fonseca doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp, ku pranoi zhgënjimin e shkaktuar nga humbja në derbi dhe kërkoi nga të tijtë që të ndryshojnë sjellje e të mos përsëritin më gabime si ndaj
Lazios.
"Jemi shumë të zhgënjyer për humbjen në derbi dhe na vjen keq për tifozërinë verdhekuqe, që nuk e meriton një paraqitje të atillë. Të shkuarën nuk e ndryshojmë dot, por mund të mësojmë prej saj, në mënyrë që të mos tolerojmë më sjellje si ajo ndaj
Lazios. Duhet të kthejmë faqe menjëherë", tha
Fonseca.
FItuesi i çiftit Roma-Spezia do të përballet me Napolin në çerekfinale, ndërsa trajneri i verdhekuqve refuzoi të flasë për Kupën si objektiv të klubit dhe tha se synimi është fitorja në ndeshjen e radhës, ndaj një kundërshtari shumë të organizuar.
"Spezia është një kundërshtar shumë i organizuar, ndaj duhet të bëjmë maksimumin për të fituar
nesër. Nuk mund të them nëse Kupa është një objektiv apo jo, por me siguri që
nesër duam të fitojmë"
Shtuar më 19/01/2021,
ora 10:18