Bien ndjeshëm rastet e reja, 20 viktima në 24 orët e fundit në Shqipëri
Fonseca me "valixhe" gati, Sarri mund të marr drejtimin e Romës
Maurizio Sarri është favoriti kryesor për ta zëvendësuar Paulo Fonsecan në postin e trajnerit te skuadra e Romës.

Të enjten, mediumet italiane kanë raportuar se drejtuesit e Romës kanë kontaktuar me Sarrin pasi pritet të shkarkojnë Fonsecan pas rezultateve jo të mira në javët e fundit.

Fonseca moiri drejtimin e Romës në verën e vitit 2019 dhe ka kontratë deri në fund të këtij edicioni. Te Roma po e shohin Sarrin si trajnerin e duhur për të zëvendësuar portugezin Fonseca.

Sarri është i papunë prej vitit të shkuar kur u shkarkua nga Juventusi pasi e fitoi titullin e kampionit në Serie A.

Shtuar më 21/01/2021, ora 11:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori