Football Leaks që është duke
publikuar dokumente sekrete e konfirmon raportimin e Marca para disa muajsh, se
Real Madridi kishte
marrëveshje me Kylian Mbappen.
Sulmuesi francez ka kaluar nga Monaco te Paris Saint-Germain në verën e vitit 2017, por më herët ka pasur një
marrëveshje me
Real Madridin.
Marca e kishte
publikuar e para lajmin dhe detajet e marrëveshjes që vlente në atë kohë 180 milionë euro.
Madje lajmi ishte
publikuar në faqen e parë të gazetës me 26 korrik 2017.
Sot është L’Equipe që publikon shkrimin me detaje nga
Football Leaks.
“Ka pasur një
marrëveshje në mes
Real Madridit dhe Monacos, por lojtari përfundimisht vendosi që ai të shkojë në Paris dhe PSG”, thuhet në njoftim.
Lojtari po shkëlqen te PSG dhe Kombëtarja e Francës dhe shihet si e ardhmja e madhe e futbollit.
Shtuar më 07/11/2018,
ora 19:30