“Football Manager” parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve (FOTO)

Sonte në mbrëmje më në fund do të rikthehet Liga e Kampionëve me fazën e 1/8-ve. Loja e famshme Football Manager i ka paraprirë me një simulim, duke përcaktuar edhe fituesin.

Sipas këtij simulimi të posaçëm, Reali i Madridit do të mbrojë me sukses titullin e kampiones së Europës duke kaluar Napolin, më pas në çerekfinale Leicesterin, në gjysmëfinale do të kalojë Atleticon e Madridit për t’u përballur në finale me Bayernin e Mynihut.

Gjithnjë sipas këtij simulimi, përballja Real-Bayern do të mbyllet në barazim për 120 minuta dhe vetëm nga 11-metërshat, skuadra e Zinedine Zidane do të arrijë që të shpallet për të tretën herë, në katër vitet e fundit, kampione e Europës.

Skuadrat që do të kalojnë në çerekfinale, sipas “Football Manager” janë Manchester City, Real Madrid, Dortmund, Bajern i Mynihut, Juventus, Barcelona, Atletico Madrid dhe Leicesteri.
Në çerekfinale, sipas simulimit, Bajerni do të përplaset me Dortmundin, Manchester City me Atleticon e Madridit, Leicesteri me Realin e Madridit, ndërsa Barcelona me Juventusin.

Simulimi ka prodhuar edhe fituesit. Bajerni do të shkatërrojë Dortmundin me rezultatin e përgjithshëm 7-0, Atletico do të kalojë Cityn 2-3, Reali 6-2 Leicesterin ndërsa Barcelona do të kalojë Juventusin me rezultatin e përgjithshëm 6-1.

Në gjysmëfinale, Reali do të kalojë Atleticon me rezultatin e përgjithshëm 4-2, ndërsa Bajerni eleminon Barcelonën 3-1. Në fund, finalja e madhe mbyllet pas 120 minutave në barazim 2-2 mes Realit dhe Bafernit dhe sfida përcaktohet nga penalltitë, ku madrilenët e Zinedine Zidane fitojnë 4-3.

Shtuar më 14/02/2017, ora 09:53
Hamid latifi
e Martë 14 Shkurt 2017, Ora 18:38
E vertet fuck bayern
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori