"Forbes", United klubi më i pasur
Manchester United
Ekipi i Manchester United është më i pasuri në botën e futbollit, por renditet vetëm i dyti pas një skuadre baseball-i, shpalli revista prestigjioze ekonomike "Forbes".

Studimi përllogariti përfitimet vjetore të gjithë klubeve në treg, me New York Yankees që renditenvendin e parë, ndjekur nga United dhe Real Madrid.

Bayern Munchen, Barcelona, Arsenali dhe Milani janë ekipet e tjera të futbollit që figurojnë midis dhjetë vendeve të para.

Përsa i përket përfitimeve të futbollistëve, golfisti Tajger Wods vazhdon të kryesojë për të disatin vit radhazi (55 mln $ në vit), ndjekur nga tenisti Roger Federer (24 m$) dhe golfisti tjetër Phil Mickelson.

Vetëm dy futbollistë renditen midis dhjetë sportivëve me më shumë të ardhura, David Beckham dhe Cristiano Ronaldo, në vendin e tetë dhe të nëntë përkatësisht. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2011, ora 16:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori