Forca Tito, Forca Barça, Forca Messi
325 gola të shënuar me fanellën blaugrana, 18 prej të cilëve në "El Clasico". Lionel Messi është një gjuetar i rregullt i portës "Los Blancos", që përgatit sërish armët e tij, për të gjetur fundin e rrjetës së Real Madrid, në "Camp Nou" që do të thërrasë emrin e tij.


"El Clasico" është ndeshja, që karikon më shumë katër herë fituesin e "Topi i Artë" dhe përpara sfidës së radhës me rivalët madrilen, Messi që përgjithësisht nuk jemi mësuar të bëj publicitet në media, këtë herë duket se del disi jashtë karakterit të tij dhe pranon të veshë një fanellë në zyrat e të përditshmes katalanase "El Mundo Deportivo", me mbishkrimin Força Tito, Força Barca.

Mesazh i qartë, i cili nuk besojmë se ka nevojë për përkthim. Vetëm nëpërmjet një fanellë, Messi e ka dhënë përgjigjen sesi e pret ai këtë "El Clasico", sigurisht pa zbritur në fushë, sepse aty llogaritë do t’i bëjë me portën e Realit, dhe pak rëndësi nëse përballë do të gjejë Casillas apo Diego Lopez, pasi këmbët do t’i hajnë sërish për fundin e rrjetës, me ndryshimin e vetëm se do të jetë e tërë Barca, e cila do të thotë, Força Messi. /albeu.com/
Shtuar më 24/10/2013, ora 12:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori