Forlan drejt Juventusit
Albeu.com
Sulmuesi i Atletico Madridit, uruguajani Diego Forlan, në edicionin e ardhshëm pritet të luajë në Serie A, te skuadra e Juventusit, shkruan të hënën gazeta spanjolle "Marca".
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe agjenti i tij, Antonio Caliendo. "Tregu është i hapur tash dhe gjithçka është e mundur. Nuk e përjashtoj që Forlan në edicionin e ri të luajë në Itali te Juventusi, zyrtarët e të cilit tashmë kanë ofruar francezin David Trezeguet", është shprehur Caliendo.
Shtuar më 18/05/2010, ora 12:13
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori