Forlan: E vlerësoj veten me notën 9 te Atletiko
Bomberi uruguajan, Diego Forlan i cili la këtë verë Atletiko Madridin për tu transferuar te Interi, po vuan një dëmtim të marrë në ndeshjet eleminatore me kombëtaren e tij flet për të shkuarëne tij madrilene me të cilën fitoi edhe Uefa Europa League.

Në një intervistë për të përditshmen madrilene "Marca" e ka vlerësuar veten me notën 9 për atë që ka bërë te klubi i kryeqytetit spanjoll, Atletiko Madrid.

Forlan kaloi te zikaltrit gjatë merkatos së verës me idenë të zëvëndësojë largimin e Samuel Eto'o te rusët e Anzhi, por ende nuk ka dhënë atë që pritej prej tij ndoshta dhe për faj të dëmtimit tepër të shpejtë që do e mbajë larg fushave të blerta për rreth dy muaj. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2011, ora 14:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori