Forlan, goli i parë me Internacional (VIDEO)
Më në fund ka mbërritur goli i parë i Diego Forlan me fanellën e Internacional Porto Allegre. Sulmuesi uruguajan ka gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen kundër Vasco De Gama, duke përfituar nga një gabim i mbrojtësit kundërshtar.

Ish sulmuesi i Inter dhe Atletico Madrid ka kaluar topin pas shpinës së portierit të Vasco De Gama, duke përfituar më së miri nga gafa e mbrojtësit.

Forlan e ka festuar golin pasi nuk shënonte prej një kohe të gjatë.

Ndeshja u mbyll 2-1 dhe goli i tij i dha fitoren Internacional. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2012, ora 14:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori