Forlan nuk e meriton Interin
Sjellja e Diego Forlanit në sfidën ndaj Atalantës (mendohet të ketë refuzuar që të zbresë në fushë kur ia ka kërkuar Ranieri) është komentuar me neveri nga legjenda e zikaltërve, Sandro Mazzola. Ky i fundit tashmë kërkon që të merren masa drastike kundrejt uruguaianit.

“Si mund të shpjegohet një gjest i tillë? Nuk shpjegohet, duhet ta çojnë në shtëpi. Në momentet e vështira shikohen llojet e lojtarëve. Futbollistët zbresin në fushë dhe japin gjithçka për fanellën që mbajnë veshur, pastaj grinden me trajnerin. Nëse donte, mund të hynte në fushë, të nderonte fanellën, pa ndjekur sugjerimet e Ranierit. Të luante me kokën e tij dhe pastaj të grindej me trajnerin, – komenton me zemërim Mazzola. – Kjo lloj sjelljeje është e patolerueshme. Forlan nuk e meriton Interin”. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2012, ora 11:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori