Forma e dobët me Kombëtaren dhe rikthimi i Smalling detyron Kumbullën të pranojë stolin
Marash Kumbulla do të ketë disa momente vështirësie të cilat duhet t’i tejkalojë, për t’u kthyer sërish në nivelet më të larta.

Mbrojtësi kuqezi bëri debutimin nga minuta e parë me Shqipërinë ndaj Kazakistanit, por edhe në ndeshjen me Lituaninë, nuk ofroi sigurinë dhe vlerat e pritura me Kombëtaren.

Ndoshta një motivim më pak duke parë emrat e rivalëve, por fakti mbetet se Kumbulla nuk ishte në nivelin më të lartë. Menjëherë pas mbërritjes në Romë do të ketë edhe një sfidë tjetër për të fituar, pasi sipas asaj që raportojnë mediat italiane në takimin e radhës të Serisë A do të ulet në stol.

Mancini dhe Ibanez janë dy mbrojtësit e konfirmuar në formacion, ndërsa rikthimi i Smalling do të uli në stol Kumbullën.

Disi i lodhur edhe nga udhëtimet e shumta me Shqipërinë që zhvilloi dy transferta, gjendja fizike e Marashit nuk është më e mira e mundshme, për të humbur përballjen ndaj Beneventos.

Kjo sjell edhe një rrezik për fanellën e titullarit pasi duhet të pres gabimet e një prej tre qendërmbrojtësave të aktivizuar nga ana e Fonescas.
Shtuar më 15/10/2020, ora 17:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori