Forma fantastike e Ronaldos, zbuloni se çfarë i ka thënë Zidane portugezit
Plani që i kishte përgatitur Zinedie Zidane për yllin portugez, Cristiano Ronaldo po funksionon ashtu siç duhej, ku ai po shkëlqen në ndeshjet e fundit.

Nëse më dëgjon mua, nëse pajtohesh të pushosh kohë pas kohe, të humbasësh disa ndeshje, nëse më beson, do të zgjasësh karrierën tënde edhe për shumë vite”, kështu besohet t’i jetë drejtuar Zidane, Ronaldos sipas burimeve të “L'Equipe”.

Që nga sezoni i kaluar, kohë pas kohe, Cristiano lihet në shtëpi për të pushuar dhe rezultati është parë si vitin e kaluar, ashtu edhe deri më tani këtë sezon, pasi CR7 po shkëlqen në vitin 2018.

Edhe përgatitësi fizik i PSG-së ka zbuluar punën që Reali bën me Cristianon në parasezon si dhe gjatë sezonit. Është Raphael Fevre, ai që ka folur për “Le Parisien”, duke treguar bisedën që ka pasur me Antonio Pintus, përgatitësin fizik të Los Blancos.

“Ai më ka thënë se punojnë shumë, sidomos në fillim të sezonit. Për Ronaldon kanë një plan special, duke marrë parasysh edhe moshën që ka. Ai punon shumë, nuk ke nevojë t’i thuash asgjë, por vetëm që të qetësohet kohë pas kohe dhe të mos shpenzojë shumë energji. Ata e pushojnë madje atë edhe në disa seanca të caktuara, madje edhe në lojëra”, u shpreh Favre.

“Disa mendojnë se kur t’i mbushësh 30 vjeç, në futboll je i vjetër. Nuk është aspak e vërtet, Cristiano është shembulli më i mirë. Tek 33, ju duhet vetëm të përshtatni ngarkesat e punës dhe të keni një mënyrë jetese të shëndetshme, ashtu siç po bën Cristiano”, përfundoi Favre.

Falë punës dhe kujdesit të vazhdueshëm nga Pintus dhe Zinedine Zidane, Cristiano po gëzon një formë fantastike në këtë fund sezoni. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2018, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori