Formacionet e Inter-Genoa, Shaqiri e nis nga stoli (FOTO LAJM)

INTER (4-2-3-1)
Interi u përforcua në këtë merkato janari me afrimin e Podolskit dhe Xherdan Shaqirit, i pari mbërritur nga Arsenali dhe i dyti nga Bayern Munchen.

Gjermani pritet ta nisë që nga minuta e parë ndeshjen me Genoan, sot në orën 12:30, ndërsa shqiptaro-zvicerani nga stoli.

Ish-futbollisti i Bayernit mund të aktivizohet për disa minuta, por më parë Roberto Mancini kërkon të sigurohet për gjendjen e tij fizike dhe t’i japë maksimumin e kohës për t’u përshtatur.

Sa i takon formacionit, Mancini duhet të bëjë llogaritë në një sfidë kaq të vështirë pa të skualifikuarit Ranocchia, Juan Jesus dhe Kovacic, që të gjithë të ndëshkuar me kartonë në përballjen e përfunduar 1-1 me Juventusin të martën. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2015, ora 09:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori