Formacionet e mundshme: Dortmund-Barcelona, Messi në dyshim
Borussia Dortmundi dhe Barcelona do të përballen sot në kuadër të sezonit të ri të Ligës së kampioneve.

Ndeshja që zhvillohet në "Signal Iduan Park" do të fillojë në 21:00, ndërsa katalanasit janë favorit në letër për ta fituar këtë përballje.

Dortmundi në këtë takim nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e lojtarëve si, Mateu Jaume Morey Bauza dhe Luca Unbehaun, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, spanjollet do të jenë pa Ousmane Dembelen, Neton dhe Samuel Umtitin, që kanë pësuar lëndime, gjersa Lionel Messi është në dyshime nëse do të luajë.

Formacioni i mundshëm i Dortmundit: Burki; Hakimi, Akanji, Hummels, Guerreiro; Witsel, Delaney; Sancho, Reus, Brandt; Alcacer.


Formacioni i mundshëm i Barcës: Ter Stegen; Semedo, Pique, Lenglet, Alba; de Jong, Busquets, Rakitic; Perez, Suarez, Griezmann.
Shtuar më 17/09/2019, ora 09:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori