Formacionet e mundshme, Inter – Milan
Inter dhe Milan do të takohen sonte në kuadër të derbit të Serie A.

Interi do të mundohet të vazhdojë serinë e ndeshjeve me rezultate pozitive, ndërsa Milani kërkon të këndellet pas humbjes së javës kaluar. Nerazurrët dhe Rosonerrët deri më tani janë takuar në 219 raste, ku zikalërit kanë dy fitore më tepër se kuqezinjtë, të cilët kanë triumfuar 75 herë ndërsa kanë barazuar 67 herë.

Nerazzurrët nuk mund të llogarisin në shërbimet e Marcelo Brozovicit, i cili ka pësuar një dëmtim me Kroacinë dhe do të jashtë fushave të blerta për disa javë. Në anën tjetër, Milani nuk mund të llogarisë në Nikola Kalinicin – i cili shkëlqeu në takimin e fundit kundër Interit në fanellën e Fiorentinës, ku kishte shënuar “hat-trick”. Kroati ka pësuar një lëndim gjatë seancave stërvitore me skuadrën.

Inter: Handanovic; D’Ambrosio, Skriniar, Miranda, Nagatomo; Gagliardini, Borja Valero; Candreva, Vecino, Perisic; Icardi

Milan: G Donnarumma; Musacchio, Bonucci, Romagnoli; Borini, Kessie, Biglia, Bonaventura, Rodriguez; Suso, Andre Silva. /albeu.com/
Shtuar më 15/10/2017, ora 12:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori