Formacionet: Klopp i beson Shaqirit, Liverpooli rrezikon në kampionat
Liverpooli do të luajë kundër Burnleyt prej orës 21:00. Ekipi i trajnerit Jurgen Klopp ka gabuar gjithçka në ndeshjet e fundit të kampionatit, prandaj duhet të rikthehet te fitorja.

Numri një i stolit ka publikuar formacionin titullar dhe e ka nisur me roatacion. Ai do të luaje nga minuta e parë me Shaqirin, Manen dhe Origin në sulm. Zgjedhje e guximshme, pasi Salah dhe Firmino e nisin nga stoli.

Thiago dhe Wijnaldum e nisin së bashku në mesfushë. Spanjolli duhet të tregojë se mund të luajë në Angli sepse është superkritkuar deri më tani. Mbrojtja nuk ndryshon me Fabinhon dhe Matip si qendërmbrojtës.

Liverpool : Alisson, Alexander-Arnold, Fabinho, Matip, Robertson, Thiago, Wijnaldum, Oxlade-Chamberlain, Shaqiri, Mane, Origi.

Burnley : Pope, Lowton, Tarkowski, Mee, Taylor, Brady, Westwood, Brownhill, McNeil, Barnes, Wood.

Shtuar më 21/01/2021, ora 20:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori