Formacionet zyrtare: Lecce-Juventus, në mungesë të CR7 Sarri starton me dyshen HD
Juventusi do të luajë në orën 15:00 në transfertën ndaj Lecces, ku është publikuar edhe formacioni zyrtar.

Bardhezinjtë vijnë në këtë takim pa Cristiano Ronaldon, të cilin trajneri Sarri vendosi ta linte pushim.

Dyshja e sulmit që ka zgjedhur numri një i stol të Juves është Dybala-Higuain. Në mbështetje të tyre qëndron Bernardeschi, ndërsa mesfusha plotësohet nga Emre Can-Pjanic-Bentacur.

Nga krahët e mbrojtjes luajnë brazilianët Alex Sandro-Sanilo, ndërsa në qendër De Ligt-Bonucci. Porta i është besuar Szczesnyt.

Lecce: (4-3-2-1) Gabriel; Meccariello, Rossettini, Lucioni, Calderoni; Majer, Tachtsidis, Tabanelli; Mancosu, Farias, Babacar.

Juventus: (4-3-1-2) Szczesny; Danilo, de Ligt, Bonucci, Alex Sandro; Emre Can, Pjanic, Bentancur; Bernardeschi; Dybala, Higuain
Shtuar më 26/10/2019, ora 14:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori