Formacionet zyrtare, ja si rreshtohen Partizani dhe Skënderbeu
Partizani do të përballet në stadiumin “Selman Stërmasi” me Skënderbeun, në këtë rikthim të kampionatit pas një pauze shumë të gjatë për shkak të pandemisë.

Të dyja skuadrat do të kërkojnë të marrin maksimumin nga kjo ndeshje dhe të dalin me 3 pikët nga kjo lojë.

Një ndeshje që pritet të jetë e luftuar nga të dyja ekipet. Pak minuta para fillimit të sfidës, të dy trajnerët, Sormani dhe Daja kanë zgjedhur titullarët e tyre, që do të tentojnë të marrin fitoren.

Partizani: Hoxha, Belica, Boldor, Bitri, Trashi, Telushi, Mala, Kote, Çinari, Cara, Bardhi. Trajner: Adolfo Sormani.

Skënderbeu: Koliçi, Bregu, Daja, Dita, Elezi, Gripshi, Imami, Jashanica, Krasniqi, Pëllumbi, Pollozhani. Trajner: Ilir Daja.
Shtuar më 03/06/2020, ora 19:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori