Formacionet zyrtare: Kosovë-Gjibraltar, ndryshime të mëdha te "Dardanët"
Përfaqësuesja e Kosovës do t'i zhvillojë dy ndeshje ndërkombëtare këtë muaj.

Fillimisht sonte, "Dardanët" do ta zhvillojnë një miqësore përgatitore kundër Gjibraltarit në stadiumin "Fadil Vokrri", shkruan Zëri.info.

Ndeshja e sontme zhvillohet me fillim nga ora 18:00 dhe do të shërbejë si përgatitje para ndeshjes të së martës.

Të martën, 14 tetor, Kosova e zhvillon ndeshjen e radhës eliminatore kundër Malit të Zi poashtu në stadiumin 'Fadil Vokrri'.

Kur kanë mbetur pak më shumë se një orë deri te fillimi i ndeshjes së sotme, trajneri Bernard Challandes ka bërë të ditur formacionin e Kosovës.

Ashtu siç është paralajmëruar, Kosova do të bëjë disa ndryshime për këtë miqësore.

Kosova: Ujkani, Kololli, Xhemajli, Dresheviq, Hadergjonaj, Voca, V.Berisha, B.Berisha, Muslija, Zhegrova, Nuhiu.

Gjibraltar: Goldwin, Chipolina, Sergeant, Casciaro, Badr, Oliviero, R. Chipolina, Mouelhi, Hernandez, De Barr, Britto.






/Zëri.info/
Shtuar më 10/10/2019, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori