Formacionet zyrtare, Milan-Roma
Ndeshja e sotme mes Milanit dhe Romës në Serinë A, do të shërbejë si një matës i mirë i forcës së dy skuadrave dhe pretendimeve të tyre për këtë edicion.

Kuqezinjtë kanë qenë të pagabueshëm deri tani, ndërsa verdhekuqtë javë pas jave po tregojnë një lojë në përmirësim dhe pretendimet e tyre janë rritur ndjeshëm.

Te Milani, në portë nuk është Donaruma i cili ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19, por Tatarusanu, portieri i Rumanisë i cili në Euro 2016 i dha një dorë Armando Sadikut të hynte në histori me daljen e tij të pastudiuar mire përballë sulmuesit kuqezi.

Megjithatë, lajmi i mire për Piolin është se ka rikuperuar Çalhanollu, i cili do të jetë në fushë nga minuta e parë.

Trajneri i Romës ndërkohë i beson përsëri një vend nga minuta e parë Kumbullës, duke bërë të qartë se lojtari është afruar për të luajtur si titullar në radhët e verdhekuqëve. Në portë do të jetë sërisht Mirante, ndërsa në sulm Pedro e Mkhitarian do të mbështetin Xhekon.

Formacionet zyrtare:

MILAN (4-2-3-1): Tatarusanu; Kalabria, Kjaer, Romanjoli, Hernandez; Kesi, Benaser; Selemekers; Çalhanollu, Leao; Ibrahimoviç.

ROMA (3-4-2-1): Mirante; Kumbulla, Mansini, Ibanez; Karsdorp, Veretu, Pelegrini, Spinacola; Pedro, Mkhitarian; Xheko.
Shtuar më 26/10/2020, ora 19:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori