Formacionet zyrtare: Partizani-Skënderbeu, ekipet vijnë me mungesa
Sot në orën 15:00, Partizani do të përballet me Skënderbeun në kryendeshjen e vlefshme për javën e 9-të të Kategorisë Superiore.

Kryeqytetasit e drejtuar nga Franko Lerda nuk do të kenë në dispozicion sulmuesin Solomon, ndërkohë që te korçarët mungon sulmuesi Krasniqi.

Bie në sy aktivizimi nga minuta e parë e Esien Emanuel Kofi, i cili do të bëjë debutimin me fanellën e Skënderbeut.

Të dyja skuadrat do të luajnë për fitore pasi janë të vetëdijshme që me 3 pikë mund të ngjiten në kryekampionatit.

Formacionet zyrtare:

PARTIZANI: Hoxha, Belica, Boldor, Trashi, Mala, Telushi, Broja, Melo, Çinari, Asani, Bardhi

SKËNDERBEU: Koliçi, Pollozhani, Pëllumbi, Dita, Meksi, Daja, Kofi, Gripshi, Bregu, Ndeki, Oto Xhon
Shtuar më 24/10/2019, ora 14:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori