Formacionet zyrtare: Partizani-Tirana
Në orën 18:00 në stadiumin “Elbasan Arena“ do të luhet derbi i madh i kryeqytetit.

Partizani dhe Tirana do të vihen për herë të dytë përballë njëri-tjetrit këtë sezon, por në ndryshim nga hera e parë premtojnë një sfidë të zjarrtë ku do të luhet vetëm për fitore.

Sot është momenti i duhur për të shpallur kandidaturën anti-Vllazni, teksa një fitore në derbi do të sillte një tjetër moral për secilin ekip.

Trajnerët Daja dhe Dede kana “hapur kartat“ e tyre për këtë superduel. Te Tirana i besojnë sulmin goditjes së madhe në merkato, Taulant Seferit, i cili do të bëjë debutimin e tij të parë si titullar me bardheblutë. Së bashku me Ernest Muçin, lojtari i Kombëtares kuqezi do të formojë një dyshe të frikshme për mbrojtjen e Ilir Dajës.

Partizani: Hoxha, Belica, Bitri, Hakaj, Mala, Murataj, Broja, Melo, Bardhi, Asani, Solomon

Tirana Bekaj, Toshevski, Hoxhallari, Najdovski, Batha, Halili, Toli, Ismajlgeci, Torasa, Muçi, Seferi
Shtuar më 21/01/2021, ora 17:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori