Formacionet zyrtare: Real Valladolid – Real Madrid
Në Estadio Jose Zorrilla, Real Valladolidi dhe Real Madridi zhvillojnë ndeshjen e javës së 27-të në La Liga.

Los Blancos kanë mbetur prapa në garën për titull, mirëpo atyre iu nevojiten pikët për të siguruar qëndrimin në top katërshe.

Mbretërit mbajnë vendin e tretë në tabelë me 48 pikë, ndërsa vendi i katërt (Getafe) është tri pikë prapa, derisa vendi i pestë (Deportivo Alaves) qëndron shtatë pikë larg Realit.

Valladolidi është në vend të 16-të në tabelë, vetëm tri pikë larg zonës së rrezikut, prandaj do të përpiqet maksimalisht që të nxjerrë rezultat pozitiv në këtë përballje.

Formacionet zyrtare:

Real Valladolidid XI: Masip; Nacho, Calero, Joaquin, Antonito; Alcaraz, Michel, Anuar; Oscar Plano, Sergi Guardiola, Keko.

Real Madrid XI: Courtois; Reguilon, Nacho, Varane, Odriozola; D. Ceballos, Kroos, Casemiro, Modric; Asensio, Benzema. /albeu.com
Shtuar më 10/03/2019, ora 20:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori