Formacionet zyrtare: Shqipëri-Francë, ja si rreshtohen ekipet
Shqipëria luan një takim mjaft interesante në shtëpi përballë Francës. Takimi i vlefshëm për grupin H kualifikues të Euro 2020 do të nis në orën 20:45 në "Air Albania Stadium".

Ndërkohë, në prag të këtij takimi, dy teknikët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare. Edi Reja ka rikthyer në portë Etrit Berishën, si dhe një fanellë titullari është rezervuar për kapitenin, Elseid Hysaj.

SHQIPËRIA: Berisha, Veseli, Gjimshiti, Dermaku, Hysaj, Lenjani, Bare, Gjasula, Qose, Manaj, Balaj. Trajner: Edi Reja.

FRANCA: Mandanda, Kimpembe, Varan, Lengle, Grizman, Zhiru, Toliso, Sisoko, Ben Jeder, Dubo, Mendi. Trajner: Didie Deshamp.

Shtuar më 17/11/2019, ora 19:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori