Formacionet zyrtare: Skënderbeu-Partizani, Gega befason me Rexhepin dhe rolin e Atandës
Kampionati shqiptar rinis sot me ndeshjen Skënderbeu-Partizani. Në stadiumin e Korçës pritet një ndeshje shumë e fortë, teksa secila skuadër kërkon vetëm fitoren.

Trajnerët Shehi dhe Gega kanë bërë zgjedhjet e tyre për këtë sfidë, që ngre siparin e fazës së tretë.

Bie në sy fakti se trajneri Gega ka hedhur në fushë Atandën në vend të Hilës. Te korçarët, pas Oto Xhon, luajnë Gripshi dhe Ardit Hoxhaj.

Formacionet zyrtare:

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Kaba Sambou, Abazi, Muzaka, Dita, Guexh, Gripshi, Hoxhaj, Xhon. Trajner: O.Shehi.


Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Rexhepi, Belica, Trashi, Telushi, Atanda, Mala, Asani, Kardozo, Bardhi. Trajner: S.Gega.

Shtuar më 25/01/2019, ora 16:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori