Formacionet zyrtare të finales së Ligës së Kombeve, Portugali-Holandë
Do të startojë në orën 20:45, finalja e Ligës së Kombëve, mes Portugalisë dhe Holandës. Të dy skuadrat do të kërkojnë të fitojnë për herë të parë trofeun, duke u futur kështu në historinë e kësaj lige.


E gjithë vëmendja në sfidën e sotme do të jetë padyshim te mbrojtësi Van Dijk si dhe Kristiano Ronaldo, të cilët janë pretendentët kryesor për të fituar “Topin e Artë” këtë sezon.

Triumfi në finalen e sotme, do të vendosë shumë për sa i përket “Topit të Artë”. Kjo përballje zhvillohet në stadiumin “Dragao” të Portos, teksa Portugalia shikohet si favorite për të fituar. Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, ku nuk mungojnë suprizat.

20:45| PORTUGALI – HOLANDË

FORMACIONET ZYRTARE:

PORTUGALIA: Rui Patrisio, Ruben Dias, Rafahel Guerreiro, Semedo, Fonte, Danilo, Bernardo Silva, Uilliam Karvalho, Bruno Fernandes, Kristiano Ronaldo, Guedes.

HOLANDA: Silesen, De Ligt, Vand Dijk, Dumfries, Blind, Berguijn, Vijnaldum, De Run, De Jong, Depai, Babel.
Shtuar më 09/06/2019, ora 20:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori