Formacionet zyrtare të supersfidës, Napoli dhe Milan
Do të startojë në orën 20:45, në stadiumin “San Paolo” supersfida mes Napolit dhe Milanit e vlefshme për javën e 8-të të Serisë A.

Vendasit e Xhenaro Gatuzos, vijnë në këtë përballje pas triumfit në transfertë ndaj Bolonjës me rezultatin 0-1, ndërkohë që Milani u ndal në barazim 2-2 nga Verona në javën e 7-të të kampionatit.

Napolitanët nuk do të kenë në dispozicion ndeshjen e sotme 2 futbollistët shqiptare, Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani, si dhe sulmuesin kryesor Osimhene.

Ndërkohë në krahun tjetër, e vetmja mungesë për Milanin do të jetë Leao, për sa i përket futbollistëve.


FORMACIONET ZYRTARE:

NAPOLI: Meret; Di Lorenco; Manolas; Kulibali; Mario Rui; Ruiz; Bakajoko; Politano; Lozano, Insinje; Mertens.


MILAN: Donaruma; Kalabria, Kjaer, Romanjoli, Teo Hernandez; Kesi, Benaser; Salemakers, Çalhanoglu, Rebic; Ibrahimovi}.
Shtuar më 22/11/2020, ora 19:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori