Formacionet zyrtare: Teuta-Kukësi, Cungu për të shpëtuar stolin
Java e 22-të e Superiores nis me një sfidë interesante, mes dy ekipeve që janë në garë për kreun aktualisht, Teuta dhe Kukësi. Sfida e sotme përcakton mjaft, pasi kuksianëve nuk u falet hapi fals, çka mund t’i kushtonte pankinën Cungut.

Nga ana tjetër edhe Teuta e Shkëmbit duhet që të rikthehet te Evropa, pasi nga iluzioni titull pak javë më parë, me rezultatet e javëve të fundit rrezikon edhe Evropën nga kampionati.

Por, ajo që bie në sy është ulja në stol e Vasil Shkurtajt, në një ndeshje delikate si kjo me Teutën që ashtu si kuksianet ka synime madhore këtë sezon.

Teuta: Hidi, Arapi, Osmani, Hakaj, Frashëri, Kallaku, Kamara, Sidibe, Traore, Progni, Bushiç. Trajner: B. Shkëmbi.

Kukësi: Frashëri, Maliki, Cuculi, Shameti, Rrumbullaku, Limaj, Rroca, Kordeiro, Dzaria, Rexhinaldo, Et’hemi. Trajner: A.Cungu.
Shtuar më 15/02/2019, ora 17:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori