Formacionet zyrtare: Luftëtari-Tirana, Ahmataj kërkon fitoren në debutim
Tirana do të luajë ditën e sotme në orën 13:00 në transfertë përballë Luftëtarit.

Një ndeshje e veçantë për bardheblutë, pasi edhe debuton trajneri i ri Julian Ahmataj.

Janë publikuar formacionet zyrtare dhe trajneri i ri i Tiranës, vjen me disa ndryshime dhe surpriza. Në mbrojtje, qendra përbëhet nga Osmani dhe Hoxhallari, ndërsa në krahun e majtë luan Ismajlgeci.

Gjithashtu, ndryshime ka edhe në mesfushë, ku rikthehet Grent Halili, si dhe Torassa. Në majën e sulmit luan Ngoo.

Luftëtari: Qyrani, Dragoshi, Prikas, Isufi, Demo, Qato, Rapo, Açka, Dushkaj, Vyent, Fili. Trajner: Giorgios Marantas

Tirana: Lika, Vangjeli, Osmani, Hoxhallari, Ismajlgeci, Batha, Çelhaka, Cobinnah, Halili, Torassa, Ngoo. Trajner: Julian Ahmataj
Shtuar më 27/10/2019, ora 12:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori