Derbi i kryeqytetit, publikohet formacionet zyrtare
Pas pak zhvillohet derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, e cila starton në orën 18:00 në stadiumin Selam Stërmasi.

Të dy trajnerët kanë bërë publik edhe formacionet zyrtare.

Tekniku i bardhebluve, Mema ka hedhur nga minuta e parë Hoxhallarin që mungoi në Korçë, duke lënë jashtë Atingën. Ndërkohë tek të kuqtë, Trashin e pezulluar do e zëvendësojë Hektor Idrizaj.

Ndërkohë të dyja ekipet kanë objektiva të ndryshme, teksa Tirana lufton për Europën, ndërsa Partizani për titullin që i mungon prej 2 dekadash. /albeu.com/

Formacionet Zyrtare:


Tirana: Abibi, Kërçiku, Turtulli, Imami, Hoxhallari, Maveje, Karabeci, Hasani, Kobina, Greca, Ngo. Trajner: Ardian Mema.

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Atanda, Belica, Idrizaj, Telushi, Mala, Asani, Duka, Mensah, Bardhi. Trajner: Skënder Gega.
Shtuar më 01/03/2019, ora 17:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori